Nga partia opozitare OBRM-PDUKM kanë reaguar ndaj rritjes së pagave të zv. kryeministrave të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga atje thonë se LSDM dje i ktheu qytetar në të zezë. Në vend të 500 euro paga për qytetarët, pushteti votoi rritjen e pagave për Radmilla Sheqerinskën, Koço Angjueshevin, Oliver Spasovskin, Bujar Osmanin dhe Hazbi Likën.
“Nuk kemi 100.000 denarë pagë për mjekët, por ka zv. drejtorë në të gjitha ndërmarrjet publike në vend, të cilët vetëm pagat e tyre shtetit di t’i kushtojë mbi 2 milionë euro në vit. Nuk ka kthim të TVSH-së prej 15 për qind për qytetarët, por ka taksa më të larta për inxhinierët e IT-së, fermerët, njerëzit që luajnë lojëra të fatit, qytetarët që fitojnë të ardhura nga dhënia me qira e një objekti, persona me të ardhura nga fitimi kapital dhe të tjera” thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.
Nga OBRM-PDUKM shtojnë se nuk ka Qendër Klinike, por ka parkim më të shtrenjtë për mjekët.
No comments:
Post a Comment