Shtypnews.al
Natalia Kircheva është mësuese e gjuhës shqipe në shkollën e fshatit Karakurt në lagjen Bolgard të Odessa, Ukrahinë, ku shqiptarët dhe banorët e tjerë të pakicave të ndryshme jetojnë në mënyrë kompakte.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, shprehet se “Natalia Kircheva është mësuesja e parë e gjuhës shqipe në Karakurt, fshatin në Ukrahinë ku jetojnë shqiptarë. Pasi përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës ajo u kthye në vendin e saj për t’u mësuar fëmijëve jo vetëm gjuhën shqipe, por edhe historinë dhe traditat dhqiptare".
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Në vitin 2015 ajo u bë studentja e parë në Universitetin e Tiranës, Shqipëri. Sot ajo jep lëndën zgjedhore të gjuhës shqipe për nxënësit e formës së pestë në shkollën Karakurt. Programi është bërë së bashku me Institutin e teknologjive të reja të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Ukrainës.
Fëmijët jo vetëm që mësojnë gjuhën shqipe të shkruar, zhvillojnë aftësitë gjuhësore, por mësojnë historinë dhe traditat shqiptare. --> Shtypnews.al
No comments:
Post a Comment