Gazetari Marin Mema po përballet me sulme të tmerrshme nga ekstremistët grekë, pasi zbuloi të vërtetat e jashtëzakoshme, ku në tokën shqiptare nderohej një ndër vrasësit më të mëdhenj grek, Thimjo Loli.
Pas reportazhit të publikuar nga Mema, nacionalistët shqiptarë thyen e shkatërruan memorialin e vrasësit grek që ka masakruar shqiptarët në fillim të shekullit XIX, ndërsa kjo ka sjellë përplasje të tjera dhe ka shtuar urrejtjen greke ndaj shqiptarëve. Ekstremistët grekë kanë vënë në qendër të akuzave gazetarin Mema, ku ka qenë organizata OMONIA, që ka sulmuar ashpër gazetarin shqiptar.
Permes nje deklarate per shtyp, OMONIA e quan shkatërrimin e pllakës përkujtimore të Thimjo Lolit në Kranja, nje provokim te rëndë antihelenik. Sipas “OMONIA”, ngjarja përbën vazhdim “të emisionit antihelenik të stacionit televiziv Top Channel, vetëm pak ditë më pare, ku me shtrembërime të ndodhive historike iu referua aktivitetit të heroit legjendar të Vurgut”.
No comments:
Post a Comment