S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, December 5, 2018

Krijimi i ushtrisë së Kosovës alarmon Rusinë, vjen reagimi i fortë: Po bën një hap destabilizues dhe provokues

Shtypnews.al 

              Kliko mbi Sht/news--->>Shtypnews.al<----!? & pelqejeni faqen!

Zbatimi i planeve të Kosovës për të formuar forcat e armatosura do të ishte shkelje e hapur e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Rusisë.


“Prishtina ka njoftuar se planifikon të miratojë vendimin për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës më 14 dhjetor. Ky hap do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e Rezolutës 1244, që është dokumenti i vetëm lgjor ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. 


Rezoluta parasheh vetëm vendosjen e trupave shumëkombëshe në rajon, të kontrolluara ndërkombëtarisht”, tha Ministria e Jashtme ruse, transmeton agjencia TASS, raporton rel.
Sipas saj, Prishtina po bëhet gati të ndërmarrë edhe një “tjetër hap destabilizues dhe provokues” pas vendosjes së taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

 Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.


Por, të mërkurën, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e paralajmëroi Prishtinën zyrtare se do të “përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës”. 

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...