Studentët e Universitetit të Elbasanit janë ndaluar nga Policia e Shtetit të nisen drejt Tiranës, për të protestuar.
Mësohet se policia ka bllokuar autobusët e linjës, por kjo nuk i ka penguar studentët, pasi ata kanë marrë vendim për t’u nisur në këmbë drejt kryeqytetit për t’ju bashkuar protestës së madhe para Ministrisë së Arsimit.
Nga ana tjetër shoferët e autobusëve shprehen se kanë frikë të vijnë për të marrë studentët dhe ti çojnë drejt Tiranës.
Gjithashtu drejt Tiranës janë nisur studentë edhe nga Korça dhe Durrësi si dhe pritet që të vijnë dhe studentë nga Vlora.
No comments:
Post a Comment