/Shtypnews.al/Shtypnews.al
Mëngjesin e sotëm ka nisur protesta masive e studentëve në shumë qytete të vendit, të cilëve u janë bashkuar edhe gjimnazistët.
Dita e sotme është dita e fundit që studentët i kanë dhënë si ultimatum ministres Nikolla për të zgjidhur problemet e tyre ndërsa kanë paralajmëruar se në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën në grevë urie.
Pak minuta më parë lidhur me protestën ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka thënë se studentët mund ta vazhdojnë protestën sa të duan, por duhet të komunikojnë me qeverinë.
Duke ritheksuar edhe edhe njëherë se është i gatshëm për negociata, Rama i ka ftuar studentët në sallën e parlamentit. Ndër të tjera kryeministri ka thënë se protestues janë 10 mijë studentë, ndërsa në Shqipëri janë 140 mijë të tillë.
Nuk dihet si do të reagojnë studentët pas kësaj deklarate, ndërsa theksojmë se disa ditë më parë ata u shumëfishuan ndjeshëm në numër kur Rama i quajti “ngelës”.
/SHQIPERIA IME /& /Shtypnews.al/
Statusi i plotë:
Të dashur protestues,
Kjo s’është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t’i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin.
Do të ishte hera e parë në historinë e protestave në botë, që protestuesit kërkojnë nga qeveria plotësimin e disa kërkesave dhe s’duan të ulen në tryezë me qeverinë që u thotë hajdeni t’i plotësojmë! (Mbase “tryeza e qeverisë” është një term që e kufizon imagjinatën, po fare mirë mund të takohemi në sallën e parlamentit në sytë e gjithë popullit shqiptar. Ju 140 plus tërë karriget e ministrave me 8 pikat tuaja dhe unë përballë jush, me 8+ pikat e mia:-)
Kujdes nga kushdo ju mëson t’u jepni ultimatume atyre që ju shtrijnë dorën e bashkëpunimit, sepse ju mëson si të bëheni humbës në jetë! Ndërsa kush kujton se një qeveri mund të kuptojë gjuhën e ultimatumeve, ndërkohë që vetë qeveria flet me gjuhën e Dialogut, e ka gabim. Nëse ju keni lënë mësimin për ta bërë universitetin më të mirë, bujrum të ulemi dhe të fillojmë punën bashkarisht për këtë qëllim pa humbur kohë. Çfarë presim?
Ju jeni 10 mijë, studentët në Shqipëri janë 140 mijë. Ju flisni dhe s’doni të dëgjoni, unë i dëgjoj të gjithë dhe dua të flas edhe me ju. Ju keni 1 pikë pastaj bëhen 4 pika dhe më pas shkojnë 8 pika, ndërsa unë kam më shumë se 8 pika. Në parim jam dakord me pikat tuaja, por secila prej tyre duhet zbërthyer dhe kthyer në një politikë financimi, investimi apo administrimi. E kjo nuk bëhet si gjëagjëzë në distancë, po si produkt i punës së përbashkët me laps e me letër.
Ju e dini vetë, po unë jam me ju jo me Ariun dhe Ariun se keni në qeveri po brenda e rrotull jush;-)”

No comments:
Post a Comment