Ndërsa mbyllja e të gjitha pikave të basteve në zonat urbane ka nisur, po ashtu edhe bizneset kanë nisur të zbrazin ambientet ku ndodhen. Ato kërkojnë të nxjerrin edhe fitimet e fundit apo ato pak lekë që kanë mbetur.
Llotot sportive, janë të parat që po mbyllin qepenët, në shenjë lamtumire, ndërsa kazinotë janë ato që po shfrytëzojnë edhe ditët e fundit për të nxjerrë ndonjë përfitim.
Nga 4300 pika llotosh në total, 4000 prej tyre janë mbyllur. Sipas Shoqatës së Basteve Sportive, pjesa më e madhe e atyre që e vazhdojnë ende aktivitetin, ndodhen në kryeqytet. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaron se deri më tani nuk ka patur asnjë aksion detyrues.
Subjektet e mbyllura, i kanë dhënë fund aktivitetit të tyre vullntarisht, duke hequr edhe NIPT-et e biznesit. Sa i takon kompanive të basteve, të dorëzuara ato po mundohen të nxjerrin edhe fitimet e fundit përmes shitjes së kompjuterave, televizorëve, apo duke dhënë dhe ambientet me qira.
Shtypnews.al
No comments:
Post a Comment