S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, December 4, 2018

INSTAT: Rriten kostot në ndërtim. Do të shtrenjtohen apartamentet

INSTAT: Rriten kostot në ndërtim. Do të shtrenjtohen apartamentet.

Shtypnews.al 

Kostot në sektorin e ndërtimit kanë shënuar rritje. Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Kushtimit në Ndërtim. Sipas të dhënave, në tremujorin e tretë të këtij viti, Indeksi shënoi një rritje prej 0.5 për qind kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Elementët që kanë ndikuar në shtrenjtimin e kostove të kësaj dege të ekonomisë janë ato të transportit dhe shpenzimet për paga.
“Krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit ”Shpenzime transporti” u rrit me 2.5 %, pasuar nga grupi ”Kosto të tjera” dhe “Shpenzime për paga” përkatësisht me 2.1 % dhe 0.9 %. Ndërsa rënie ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 0.6 % dhe grupi “Shpenzime makinerie” me 0.2 %”, theksohet në raportin e INSTAT-it.
Shtrenjtimi i kostove pritet të refeltkohet në çmimet e shitjes së apartamenteve. Kjo pasi çdo kosto shtesë iu faturohet blerësve në çmimin fundor. Rritja e çmimeve të banesave favorizohet në këtë moment edhe nga kërkesa e lartë për blerje apartamentesh, fakt ky që konfirmohet nga Shoqata e Ndërtuesve dhe agjencitë imobiliare.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...