S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, December 5, 2018

Basha mbledh kamzalinjtë e Xhelal Mziut dhe tregon forcën tek ‘Unaza e Re’

Shtypnews.al
Opozita ka bllokuar edhe sot në mbrëmje qarkullimin e automjeteve në segmentin nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, duke protestuar kundër projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe. Pjesë e kësaj proteste u bë edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa në mungesë të banorëve që po pakësohen çdo ditë e më shumë, organizatorët demokratë ishin përpjekur, që ashtu si çdo mbrëmje, të sjellin simpatizantë të tyret nga zona të tjera të Tiranës, që s’kanë asnjë lidhje apo interes me prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Astirit.
Këtë e pohojnë edhe vet pjesëmarrësit në këto tubime siç ishte rasti i një të moshuari i cili duke folur me megafon në këtë tubim u shpreh sot se “në fakt jam nga zona e Shallvareve, por kam qenë edhe te protesta e teatrit”.
Por nuk kanë munguar edhe të ardhur nga zonat përreth Tiranës, si nga Kamza apo Paskuqani, të cilët gjithashtu protestojnë për “hallin” që ka zënë banorët e Astirit. “Unë nuk jam banorë i zonës, por kam ardhur nga Kamza të mbështesë banorët këtu”, tha një tjetër banor që foli në protestën e sotme.
Në fakt prej ditësh është parë një prani shumë rrallë e banorëve të zonës së Astirit në këto tubime, ndërsa protestën e kanë marrë në dorë plotësisht një grup i përhershëm përfaqësuesish të Partisë Demokratike. Një prej tyre është edhe Astrit Xake, një nga personat më aktiv gjatë këtyre protestave jo vetëm në Unazë por edhe para parlamentit. Ai është kryetari i PD-së për degën e Njësisë Nr.6 dhe në të gjitha këto ditë është një nga organizatorët kryesor të të gjitha protestave që kanë sjellë dhe bllokimin e qarkullimit në Unazën e Madhe.
Ndonëse nuk ka asnjë interes direkt pronësie për ndërtimet që preken nga zhvillimi i projektit të zgjerimit të Unazës së Madhe, Xake ka patur një tjetër interes, atë politikë, ashtu si edhe shumica e atyre tashmë kanë dalë në protestë këto ditët e fundit.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...