S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, October 8, 2018

Xhisiela:“Vendosja e tritolit është mëse e qartë, është bërë nga PD dhe opozita për të sulmuar drejtpërdrejt sepse të vërtetën e di unë dhe vetëm unë…

Xhisiela Maloku thotë se tritolin në banesat e të afërmve të saj e ka vendosur opozita. Reagimi i saj vjen pas ngjarjes së një nate më parë, ku një sasi tritoli u hodh në oborrin që lidhte shtëpinë e gjyshit të saj me vëllain e tij, të cilët jetojnë në Larushk të Fushë-Krujës.
E pyetur nga gazetarët, Xhisiela tha: “Vendosja e tritolit është mëse e qartë, është bërë nga PD dhe opozita për të sulmuar drejtpërdrejt sepse të vërtetën e di unë dhe vetëm unë.”
Pas kësaj ngjarjeje 25-vjeçarja tha se telefonatën e parë e mori nga familjarët e Rexhep Rrajës dhe u shpreh se nuk është e kërcënuar nga ata.
“Nuk jam e kërcënuar nga fisi Rraja. Deri dje hipotezat ishin që unë isha e kërcënuar nga fisi Rraja, tashmë nuk jam. Edhe telefonata e parë që unë kam marrë pasi ka ndodhur shpërthimi, ka qenë e një kushëriri të Rexhepit, Ramazan Rraja. Ka ardhur këtu dhe është larguar, pastaj unë kam lajmëruar policinë. “
E pyetur se përse mendon se këtë e bën opozita, Xhisiela tha se kjo ndodh pasi ajo doli dhe tha të vërtetën sesi ishte.
“Ata luajtën një lojë politike dhe në një farë mënyre dolën bllof. Sepse unë jam Xhisiela dhe të vërtetën e di vetëm unë, nuk mundet dikush të hedhë hipoteza “.
Më tej Xhisiela thotë se nëse deri dje nuk ndihej e rrezikuar kjo tashmë ka ndryshuar.
“Deri dje nuk isha e rrezikuar, tashmë mendoj që jam e rrezikuar vetëm nga opozita, sepse po më sulmojnë drejtpërdrejt. Mbrojtjen (nga policia) deri dje nuk e kam pranuar se nuk kam qenë e kërcënuar”.
E reja tha gjithashtu se kishte qenë në shtëpi në momentin e shpërthimit, ndërsa theksoi se nuk ka ndërmend të kërkojë azil dhe nuk do të largohet nga Shqipëria.
“Po, isha në shtëpi kur u hodh eksplozivi. Patjetër që u tremba, ishte një shpërthim i fuqishëm, por tani nuk do të trembem sepse gjithçka bëhet që unë të kërkoj azil, të fajësoj njerëz të pafajshëm. Unë nuk do të kërkoj azil, nuk do të largohem nga Shqipëria.”
Xhisiela u pyet edhe nëse ka pasur komunikim me Rexhep Rrajen, i cili ndodhet aktualisht në paraburgim pas denoncimit të bërë nga 25-vjeçarja.
“Me Rexhepin nuk kam komunikime. Kam marrëdhënie të mira me të. Jam sqaruar me të, kam komunikime me familjarë të tij. Sot i kam kërkuar që të më qëndrojë pranë një ndër familjarët e tij, sepse vetëm aty ndihem e sigurt, për të më mbrojtur. Ai mund të prononcohet, por jo në praninë e kamerave. Unë do të jem nën shoqërinë e atij, le të thonë çfarë të duan”./tvklan.al

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...