S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, October 31, 2018

‘Ju kemi vënë bombë’/ Alarm në ambasadën shqiptare në Athinë

Alarm për bombë në ambasadën shqiptare në Athinë. Burime për Report Tv pohojnë se paraditen e sotme në ambasadën shqiptare në Athinë ka pasur një telefonatë për bombë. Telefonata ka qenë vetëm 7 sekonda, ndërsa autori ka thënë ‘Ju kemi vënë bombë’. Kaq ka mjaftuar që stafi i ambasadës shqiptare në Athinë të evakuohet menjëherë.
Burime diplomatike nga Athina bëjnë me dije se menjëherë ambasada ka njoftuar policinë, e cila ka rrethuar me perimetër sigurie të gjithë zonën. Kontrolli policor i policisë greke ka zgjatur rreth një orë dhe ka qenë i shtrirë në ambientet e jashtme dhe brenda godinës së ambasadës.
Autoritetet greke pas kontrollit disa orë nuk kanë gjetur asgjë dhe alarmi ka rezultuar falas. Ndërkohë që mediat greke e tjetërsuan alarmin për bombë duke e referuar pranë Gjykatës së Lartë të Greqisë. Përballë kësaj situate Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur menjëherë ambasadoren e Greqisë në Tiranë, 24 orë pasi ajo u thirr për çështjen e Kostandinos Katsifas.
Ministria e Jashtme i ka kërkuar ambasadores Sourani që Greqia të distancohet dhe të dënojë këto akte të rënda që cënojnë miqësinë mes dy vendeve. Pas vrasjes së ekstremistit grek, Kostandinos Kacifas disa biznese shqiptare në Athinë janë djegur, ndërsa ka pasur edhe kërcënime nga ana e ekstremistëve, djegie të flamurit shqiptar dhe së fundmi alarmi për bombë.
Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Eleni Surani u thirr sot në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në Greqi, duke nisur nga alarmi për bombë pranë Ambasadës tonë në Athinë, djegia e bizneseve shqiptarë, protesta para ambasadës dhe konsullatës tonë si dhe djegia e flamurit kombëtar. Ambasadores iu kërkua distancimi dhe në të njëjtën kohë, dënimi nga ana e autoriteteve greke ndaj këtyre akteve të rënda që cenojnë klimën e marrëdhënieve miqësore mes fqinjëve. MEPJ nënvizoi gjithashtu nevojën që autoritetet greke të marrin masat e duhura për të garantuar jetën dhe pronën e shtetasve shqiptarë me banim në Greqi.
Rritja e tensioneve mes Shqipërisë dhe Greqisë nisi pas vrasjes së minoritarit në Gjirokastër. Ekstremistët grekë organizuan disa protesta para ambasadës dhe konsullatës shqiptare, i vendosën zjarrin një biznesi me pronar shqiptar në Athinë dhe mbrëmë dogjën edhe flamurin kuqezi.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...