Pas rezultatit katastrofik të partisë së saj në zgjedhjet e landit të Hessenit, Angela Merkel dëshmon format e përgatit me zgjuarsi largimin e saj, me heqjen dorë nga kandidimi për kryesinë e partisë, thekson Ines Pohl.
Që prej një gjysmë viti qeveris koalicioni i përbërë nga SPD dhe CDU/CSU. Dhe që prej një gjysmë viti Gjermania nuk udhëhiqet, por paralizohet nga një qeveri, e cila në radhë të parë merret me veten e saj. Grindje të brendshme përcaktojnë rendin e ditës, jo çështjet urgjente si nacionalizmi i djathtë që po forcohet, i cili po feston suksese jo vetëm në Gjermani dhe tek fqinjët evropianë, por në të gjithë botën. Ndaj sfidave të migrimit nuk gjenden përgjigje, po kaq pak vërehet një trajtim i reflektuar i rreziqeve dhe shanseve të inteligjencës artificiale. Për të mos folur për ndryshimin e klimës.
Populli gjerman është ngopur me këtë egocentrizëm dhe me këtë vetëshkatërrim. Zgjedhjet në landin me ekonomi të fortë të Hessenit treguan qartë pikërisht këtë: vendi kërkon ndryshim. Shumica nuk ka më besim që Angela Merkeli pas 13 vitesh në post do të jetë në gjendje ta drejtojë procesin e ripërtëritjes.
Shansi i fundit për Merkelin
Angela Merkeli e di këtë. Ditët e fundit ajo ka folur çuditërisht hapur që sa e vështirë është pas kaq vitesh në post që të rregullosh atë që do të të pasojë. Dhe sot shfrytëzoi shansin e fundit për të luajtur ende një rol aktiv.
Ndërtimi i pasardhëses së preferuar
Kjo i jep asaj pak hapësirë. Ajo mund të punojë edhe më tej për ndërtimin e pasardhëses së saj Anngegret Kramp-Karrenbauer. Dhe para së gjithash ajo mund të qëndrojë për njëfarë kohe kancelare.
Në fund ajo do të ndihmojë me këtë jo vetëm veten, por edhe partinë e saj. Tani topi është sërish në fushën e SPD-së, të partneres qeveritare. Me vendimin e Merkelit janë shtuar gjasat që SPD të largohet nga aleanca qeveritare - dhe në këtë mënyrë që barra për këtë dështim të kalojë në supet e SPD-së.
Merkeli i mbetet besnike vetes. Deri në fund të kancelarisë së saj - e cila tani është afruar dukshëm. Shkran
/DW Shqip/ B C. tashmë dhe në
/Shtypnews.al/
/DW Shqip/ B C. tashmë dhe në
/Shtypnews.al/
No comments:
Post a Comment