S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, October 28, 2018

Saimir Tahiri hap portalin “Zëri i Popullit”

Saimir Tahiri kishte njoftuar një konferencë për shtyp paraditen e të shtunës të cilën më pas e anuloi.


Ai arriti gjithsesi të bëhej pjesë e lajmeve, me informacionin ndoshta më ironik të javës. Ndonëse po hetohet për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës në formën e grupit të strukturuar kriminal, ish-ministri i Brendshëm ka vendosur të hapë një biznes të ri, duke u bërë pjesë e botës së medias.
Akoma më interesant është emri i subjektit të regjistruar prej tij në Qendrën Kombëtare të Biznesit, i titulluar “Zëri i Popullit”. 

Dikur organ zyrtar i Partisë Socialiste, me ardhjen e Ramës në pushtet gazeta u konsiderua si një formë komunikimi tashmë e tejkaluar dhe u mbyll. Saimir Tahiri që deri në momentin e largimit nga PS ishte kreu i degës më të madhe, asaj të Tiranës, duket se ka vendosur ta ringjallë Zërin e Popullit, ndonëse në formën e një mediumi private.


Data zyrtare e regjistrimit është 13 shtatori 2018. Kolegu Tahiri deklaron se vlera e kapitalit është 100 mijë lekë të reja dhe ai është i vetmi pronar. Në objektin e aktivitetit të tij saktësohet “Media elektronike dhe e shkruar”, duke lënë të nënkuptohet se gjasat janë që Zërin e Popullit të Saimir Tahirit do të mund ta gjeni edhe të printuar më kioskat ku blini gazetën në mëngjes.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...