S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, October 26, 2018

Kryetari i Kumanovës, Dimitrievski: Kërkesat për gjuhën shqipe janë nacionaliste!

Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski komentoi për Top Tema propozimet e partive shqiptare ASH dhe BESA për amendamentet për gjuhën shqipe dhe cështjet shqiptare për një barazi.


I pyetuer se a është momenti që të hapen edhe këto çeshtje dhe të përfshihen edhe këto amendamente për çeshtjet shqiptare, ai tha se këto kërkesa janë politikë e partive shqiptare për të përfituar votëbesim në elektoratin e tyre. Ai i konsideroi si nacionaliste, retrograde dhe që kthejnë vendin në të kaluarën.
“Ky akt është luftë votëbesim në elektoratin shqiptarë monoetnike , të dalin nga kjo gëzhojë dhe të mos merren me politikat e së kaluara…Do të kemi spekulime në opinion, do të nxiten emoicionet dhe nacionalizmi… 


Për nacionalizëm dijnë më shumë se ne vetë qytetarët. E drejtë e çdokujt është të jetë nacionalist, ajo është çështje personale. Për këto çedhtje tanimë janë teknike që janë zgjidhur me disa ligje”, theksoi Dimitrievski, duke shtuar se Kumanova është model se si bashkëjetohet dhe se sipas tij, Maqedonia ka kushtetutë qytetare dhe jo dy etnike./FOL

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...