Në Stamboll sot hapet një aeroport i ri, për të cilin presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përgatitur hapje solemne. Zona ku po hapet aeroporti i ri i Stambollit quhet “Arnavutkoy”, që në shqip do të thotë “Fshati i shqiptarëve”.
Një aeroport i ri po hapet në “Fshatin e Shqiptarëve” në Stamboll. Në hapjen e tij do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është ftuar nga Erdogan, transmeton Express.
Pjesë e ceremonisë së hapjes së këtij aeroporti do të jenë krerë shtetesh dhe kryediplomatë nga vende të ndryshme të botës.
Aeroporti i ri i Stambollit po hapet në Ditën e Republikës së Turqisë./Pacensure
No comments:
Post a Comment