Një shpërthim tritoli është ndjerë gjatë natës që lamë pas në në fshatin Larushk në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku në cepin e oborrit që lidh banesat e B.M dhe R.M është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Janë shoqëruar në Polici 9 persona.
Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje, është fakti se sipas “News 24”, shpërthimi ka ndodhur në banesat e familjarëve të Xhisiela Malokut, ish-të dashurës së Rexhep Rrajas, djalit të deputetit të PS.
No comments:
Post a Comment