S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, October 26, 2018

Deklaratë e Këshillit të Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni: Populli shqiptar patjetër të jetë shtetformues dhe gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni

Populli shqiptar patjetër se do të jetë shtetformues dhe gjuha shqipe zyrtare në Republikën e Maqedonisë Veriore, për të ardhme më të sigurt të këtij shteti dhe të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Qeveria aktuale në Maqedoni, Parlamenti dhe faktorët politikë në pushtetin aktual, nëse nuk do të krijojnë klimë politike pozitive dhe do t’i shpërfillin kërkesat e shqiptarëve, të parashtruara organeve të pushtetit dhe faktorit ndërkombëtar nga Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë dhe përmes amendamenteve nga partitë politike opozitare të shqiptarëve në Maqedoni, në lidhje me avancimin e statusit juridik-kushtetues dhe politik të popullit shqiptar, si dhe për zgjidhjen e drejtë të statusit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, jo si gjuhë të cilën e flasin mbi 20% e qytetarëve në këtë shtet, Këshilli i Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni, në bashkëpunim disa subjekte politike dhe faktorë të tjerë brenda dhe jashtë vendit, do të kërkojnë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së që të vlerësojë nëse ndryshimet e reja kushtetuese në frymën e Marrëveshjes së Prespës paraqesin shkelje të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare.
Drejtësia ndërkombëtare ka parime dhe presim që ta jep mendimin e saj të paanshëm në lidhje me këtë çështje. Shqiptarët në Maqedoni janë i vetmi popull autokton në këto hapësiar, përbëjnë shumicë të konsiderushme në këtë shtet, afër 40% të popullisë së përgjitheshme dhe kanë kontribuar sa edhe të tjerët, ndoshta edhe më tepër, gjatë historisë për krijimin e shtetit të sotëm të Maqedonisë, prandaj nuk mund të konsiderohet si pakicë kombëtare, ndërsa statusi i gjuhës shqipe duhet të definohet me Kushtetutë si gjuhë zyrtare në përdorim të brendshëm dhe ndërkombëtar, jo si gjuhë pa emër dhe identitet, të cilën e falsin mbi 20% e qytetarëve në vend, siç pretendojnë disa forca politike destruktive, jodemokratike, me mentalitet të së kaluarës kundërhistorike dhe joqytetëruse, të cilat nuk i kontribojnë bashkëjetesë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit mes popujve në këtë shtet, as frymës dhe orientimit evropian të Maqedonisë, stabilitetit, paqes dhe sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. 

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...