Grezda: Kurrë s’më ka ndodhur në karrierë ajo që më ndodhi në ndeshjen e sotme.
Eros Grezda ka folur për “Supersport” pas ndeshjes ndaj Jordanisë, duke u shprehur se ka luajtur edhe i dëmtuar pasi kishte marrë një goditje në kavilje.
Trajneri deshi të provonte diçka të re. Kishim shanse por nuk ishte pasqyra jonë. Nuk zhvilluam ndeshje të mirë dhe nuk u ndjeva mirë e nuk isha në formë pas një dëmtimi në klub që mora.
Në ndeshjen me Izraelin do të jem në formën më të mirë besoj dhe do të bëjmë më mirë. Me trajnerin asim shumë dhe te e fundit kualiteti nuk është kryesoja.
Po dhe 100% dhe maksimumin do të shpërblehet.
As sot nuk e dhamë 100% dhe shpresoj të jemi në maksimum ndaj Izraelit. Të gjithë më njihni dhe loja ime me shpinë nuk është më e mira.
Kisha kohë pa luajtur dhe me Rejnxhërsin kam luajtur pak minuta. Këtë pozicion që kisha sot e kam luajtur vetëm kundër Spanjës.
Nuk ishte ndeshja ime më e mirë dhe shpresoj të përmirësohem.
Rasti i humbur? Ishte një aksion i bukur i nisur nga Gavazaj dhe provova të gjej cepin e portës dhe ishte një gabim teknik.
Ishte edhe rasti i penalltisë dhe kurrë në karrierën time nuk kam pasur ndërhyrje më të fortë nga mbrapa. Ishte penallti e pastër”, u shpreh Grezda.
No comments:
Post a Comment