S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, October 5, 2018

Ika se po te kritikoje qeverine (ministrin perkatese) ta heqin nga puna!

Iika se larg qofte nje semundje ne familje duhet te marresh kredi ne banke per shpenzimet! 

Ika sepse shteti nuk te ofronte siguri e ndodhte qe shtetaret te “shisnin” te kriminelet”!
Ika sepse kercenimet i zgjidhja privatisht dhe i lodha familjen e miqtë! Ika sepse te shpallurit ne kerkim i gjejne me shpesh vrasesit e jo policia! Ika sepse edhe po te ndodhte dicka ne kryet te detyres pas tre dite asnje nuk kujtohet per ty! Ika sepse nuk doja te behesha “mercenar” i partive dhe krimineleve!
Ika sepse drejtesine duhet ta paguhash qe ta gezoje! Ika se po te kritikoje qeverine (ministrin perkatese) ta heqin nga puna! Ika sepse sa here nderrohej drejtori institucionit duhej të shkoje dhe të gjeje mik qe mos te heqin nga puna!

Ika sepse ne administrate promovohen militantet dhe jo specialistet! Ika sepse krimineli eshte me i respektuar para ligjit se qytetari i thjeshtë! Ika sepse femijet e hajduteve te prones publike fshijne djersen me 500 eurosha! Ika sepse arsimi eshte shkaterruar, eshte bere mesues edhe nje me diplome te blere e drejtor ai qe eshte denuar per shitje diplomash! Ika sepse duhej te fusje mik per te futur femijet ne kopsht!
Ika sepse qe ne kopsht duhet te bleje dyshek, jastek, jorgan e mbulesa e me pas letra higjienike e sende tjera cdo muaj! 

Ika sepse duhet te paguaje nen dore qe edukatorja (me rroge qesharake) ti nderronte femijet ne kohe qe mos te ftoheshin! Ika sepse duhet te prisje ne rradhë qe te blesh librat e femijes! Ika sepse femija ne shkolle nuk bente pushim te gjate se skishte ambiente!
Ika sepse femija nuk merrte dijen e duhur se mesuesja kishte 38 nxenes! 

Ika sepse cdo muaj duhet te furnizoje klasen e femijes me letra A4 e sende tjera te nevojshme qe shkolla nuk ia siguronte! Ika sepese ne cdo dimer femija duhej te vishej edhe ne klase me rroba te trasha se vinte i plevitosur nga shkolla! Ika sepse femija ngrohej me frymarrjen e shokeve e shoqeve ne klase! 

Ika sepse nuk kisha mundesi si politikanet apo ata qe jane prane tyre te shkolloj femijet jashte! Ika sepse shendetesine e ka marr lumi! Ika sepse shteti nuk te jep shpresa per sherimin e nje te semuri apo nje femije qe ka nevojë! Ika sepse diagnostifokoheshe ne spitale si private e shteterore me semundje qe nuk i ke!

Ika sepse ne spitale cdo gje duhet te blere e paguar! Ika sepse ne urgjencen e pediatrise duhet te presesh mbi nje ore per te vizituar femijen me temeperature! Ika sepse ne Spitale private ke vetem sherbimin e hotelerise dhe do te paguash si hotel me 5 yje per nje nate e nuk ke ku te ngrohesh qumshtin! Ika sepse merr gjobe nga policia pa te ndaluar ndonjehere e pa kryer shkelje! Ika se me shume denohesh per rrip sigurimi se sa per shkelje semafori! Ika sepse kriminelet kane dalë nga strofulla dhe jane perzier me politikanet e shtetaret!

Ika sepse vrasjet tashme jane bere statistike dhe jo problem per parandalimin e tyre apo gjetjen e autoreve! Ika sepse mungon cdo sherbim social! Ika sepse ushqimet qe blen nuk i kontrollon njeri! Ika sepse edhe studentet e mjekesis po i marrin provimet me para! Ika sepse per nje gervishtje makine vritesh! Ika sepse edhe ujin e pijshem nuk e ke te garantuar dhe duhet blere me shtrenjte nga te gjithe vende e rajonit!

Ika sepse fatura e dritave te vjen ne baze te tekave te faturistit! Ika sepse per te paguar nje pastruese per shkallen duhet te ziheshe me komshinjet! Ika sepse kompanitë celulare te vjedhin cdo dite dhe asnje nuk e çan koken! Ika sepse per parkingun duhet te paguash e po ta vodhen makinen nuk ta gjen njeri! Ika sepse fushat sportive dhe parqet quhen ambiente ne zhdukje!
Ika sepse politikanet nuk japin llogari por kerkojne nga qytetaret kur ankohen! Ika sepse asnje politikane nuk perfundon ne burg per korrupsion e vjedhje te prones publike apo edhe per shkaterrimin e Shqiperis e të Kosovës!!!!!! Ika sepse u lodha nga gara e pacipe e politikaneve se kush e kush ta rrenoje me shume kete vend…..etj etj etj… 


### Mos me thoni qe nuk jane te verteta te gjithe keto! E qe mendoj se jane arsyet qe edhe shume shqiptar si puna ime jane larguar e po presin mundesinë e largimit nga vendi, per fat te keq!!!!

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...