Ditën e sotme akrepat e orës u kthyen 60 minuta prapa, që prej orës 3 të mëngjesit.
Kthimi në orën standarde shënon ardhjen e dimrit. Dita zvogëlohet dhe së bashku me ndërrimin e stinës, bioritmi ynë ndryshon. Ndaj është shumë e rëndësishme të qetësohemi dhe të mendojmë për mirëqenien.
Sipas disa studimeve, alarmi në mëngjes është një traumë e vërtetë. Nëse iu duket e mundimshme të çoheni kur ende është errësirë dhe asnjë alarm nuk arrin t’iu shkëpusë nga bota e ëndrrave, provoni me ndriçimin.
Para së gjithash, duhet të flini pak më herët dhe të zgjoheni më herët për dy javë në mënyrë që trupi juaj të përshtatet me rutinën e re. Kujdes me energjitë tuaja, janë në marrëdhënie të ngushtë me gjumin. Në ditët e hershme, shmangni në mbrëmje ushqimet që përmbajnë shumë natrium, por përdorni ushqime të lehta që ju ndohmojnë të relaksoheni.
Siç sugjerojnë ekspertët, ecja në ajër të pastër gjatë kësaj kohe është një stërvitje për të mos u anashkaluar, e lehtë dhe pa kosto. Ju mund të dilni xhiro çdo ditë, do të shndërrohet në një anti-stres. Drita diellore stimulon prodhimin e endorfinës, lufton depresionin dhe të zgjon mendërisht. Veç kësaj, ecja në natyrë ka një efekt në rigjenerimin e lëkurës.
Sigurohuni që të keni çdo ditë një moment për veten. Jepini vetes suaj ngrohtësi duke konsumuar ushqime të vlefshme e të ngrohta si supa me perime të stinës, që ndihmojnë për pastrimin e trupit dhe ngrohur shpirtin.
Këshilla e fundit, qetësoni mendjen. Gjatë vjeshtës dhe dimrit ciklet e natyrës na tregojnë rëndësinë e pushimit. Në fund të ditës jepini vetes kënaqësinë e një dushi të nxehtë dhe pse jo ndonjë masazhi aromatik me vajra esencialë, bimë mjekësore etj, për të favorizuar relaksimin, shkruan tvklan. Kur qetësoheni, ulni ritmin e aktivitetit të ditës dhe mësoni të shijoni momentin e paarritshëm. Kjo rrit forcën e jetës dhe është një lumturi.
No comments:
Post a Comment