Italia është përfshirë nga furtuna dhe rrebeshe të forta shiu. Era ka patur një shpejtësi që ka arritur deri në 100 kilometra në orë.
Zonat e goditura nga furtuna janë Liguria, Roma, Napoli, Toskana, Emilia Romanja, Venezia, Trentino dhe disa fshatra të veriut të Italisë.
Frika më e madhe gjendet në Venezia, ku batica ka mbërritur në 150 centimetra mbi nivelin e detit, duke shkaktuar përmbytje në 70% të zonave të saj historike.
Ne Crotonese deri tani kanë vdekur 4 njerëz për shkak të rrëshqitjeve të forta të dheut. Fuqia e erës ka arritur të thyejë edhe pemë, mbi të gjitha në zonën e Lazios.
Në Ciociara, një pishë është përplasur mbi një makine duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve. Ndërsa në Napoli, një pemë në rënie e sipër ka vrarë një kalimtar. Për shkak të motit të keq deri tani janë pezulluar të gjitha linjat detare dhe ajrore nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.
No comments:
Post a Comment