Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka vijuar me rubrikën e tij “Përgjigja ime”, nga ku ka shkëputur nga Facebook-u i tij komentin e një qytetari.
Rama e ka shkëputur komentin pikërisht nga videoja ku prezantoi shtëpinë për një familje të varfër, ku qytetari komenton se “ne si shtet nuk kemi mundësi financiare për të ndërtuar shtëpitë e njerëzve në nevojë”.
Më tej, qytetari ka vazhduar komentin e tij duke thënë se shqiptarët janë të aftë të bëjnë çdo lloj pune, por nuk kanë paga të mira.
E pikërisht këtij komenti Rama i është përgjigjur se realiteti nuk ka lidhje fare me teorinë.
Sipas Ramës, nuk ka një shkop magjik për të rritur pagat.
Kreu i Qeverisë shprehet:
S’mund t’i kemi pagat si në BE se nuk e kemi zbuluar një shkop magjik që ta bëjmë të mundur diçka të tillë”
Komenti i qytetarit:
Komenti i qytetarit:
Janë me mijëra Z.Kryetar i Këshillit të Ministrave!
Kjo do politika të mirëfillta sociale(sepse nuk besoj që kemi mundësi financiare si shtet të ndërtojmë shtëpitë e të gjithë këtyre personave fatkeq). Është sfida më e madhe e çdo shoqërie mirëqenia e kësaj shtrese.
Duke u marë me raste sporadike nuk mendoj se po i jepni zgjidhje këtij problemi madhor. Këta njerëz duhen punësuar.Ndaj kam një sugjerim;”shqyeji” të gjitha portat e vendit dhe sill çfarëdolloj biznesi të huaj në mënyrë që ata njerëz të dalin nga mjerimi nëpërmjet punësimit.
Duke u marë me raste sporadike nuk mendoj se po i jepni zgjidhje këtij problemi madhor. Këta njerëz duhen punësuar.Ndaj kam një sugjerim;”shqyeji” të gjitha portat e vendit dhe sill çfarëdolloj biznesi të huaj në mënyrë që ata njerëz të dalin nga mjerimi nëpërmjet punësimit.
Pra nuk është kjo zgjidhja(megjithëse më vjen mirë që ndihmohen edhe këto familje). Nuk ka nevojë për shumë dije ekonomike,thjesht të marim shembull se si janë zhvilluar vendet e tjera.
Se përderisa Shqiptarët janë të aftë të bëjnë çfarëdolloj pune në vendet e BE e mbarë botën,besoj se po të kenë mundësi punësimi dhe paga të mira,mund të punojnë në vendet e veta(dhe dihet që kontribuojnë në ekonomi më shumë se çdo faktor tjetër konsumatorët)”
Video e Ramës:
No comments:
Post a Comment