S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, October 11, 2018

Masakra në Mat, shkon në tre numri i viktimave, në pranga autori

Është rënduar bilanci i viktimave si pasojë e masakrës së ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Shëlli të Matit.
Tanimë si pasojë e ngjarjes tronditëse numërohen tre të vdekur dhe një i plagosur.

Rreth orës 17:30 është konfirmuar edhe viktima e tretë, që është shtetasi Hamit Buçi, ndërsa më herët kishin ndërruar jetë Erzen Alija, punonjës i bashkisë, dhe kolegu i tij Mentor Hoxha.
Ky i fundit gjeti vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ndërsa Buçi dhe Alija ndërruan jetë pak orë më vonë, ndërkohë që po transportoheshin drejt spitalit.
Policia arrestoi ndërkohë autorin e dyshuar të krimit të trefishtë, 51-vjeçarin Kujtim Koxha, banues në Shëlli të Matit.
Ai u kap dhe arrestua në një urë në Burgajet, afro 1 orë larg vendit të ngjarjes, ndërkohë që ishte në ndjekje nga 40 forca policie.
Ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, por paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit,  mes viktimës, i cili ishte punonjës i bashkisë, kolegëve të tij dhe autorit.
Punonjësit e bashkisë Mat kishin shkuar për të hapur rrugën në fshat por janë konfliktuar me autorin e dyshuar Kujtim Koxha, i cili ka hapur zjarr në drejtim të tyre.
Njoftimi paraprak i policisë:  
Burrel
Policia identifikon autorin e ngjarjes në fshatin Shëlli, Mat
Forca te shumta policore në ndjekje të tij.
Rreth orës14:00, Policia e Komisariatit Mat u informua se në fshatin Shëlli, njësia administrative Macukull janë dëgjuar të shtëna arme.
Menjëherë shërbime të shumta policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi K.K. 51 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt disa personave, në një lokal.
Për pasojë ka humbur jetën shtetasit M.H, si dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit A.H, E.A. dhe H.B.
Shtetasit E.A. dhe H.B. janë dërguar në drejtim të Tiranës për ndihmë më të specializuar. Nga veprimet paraprake rezulton se këta persona po punonin për hapjen e një rruge në këtë fshat.
Dyshohet se autori është konfliktuar më parë me punonjësit e Bashkisë dhe më pas është larguar e ka marrë armën automatik dhe ka qelluar në drejtim të tyre, në një lokal.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimi me ekspert të Policisë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, të cilët po hetojnë këtë ngjarje. Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendin e ngjarjes si dhe po sekuestron çdo provë që lidhet me këtë ngjarje.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...