S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, October 29, 2018

shkolla e parë e mësimit në gjuhën shqipe, në ceremoni edhe Nikolla


Ripostim ky 18/04/2018
Hapet në Turqi shkolla e parë e mësimit në gjuhën shqipe. Ministrja e Arimit Lindita Nikolla u takua në Izmir të Turqisë me ministrin e Arsimit, Ismet Yilmaz, me të cilin mori pjesë në ceremoninë e fillimit të mësimit të gjuhës shqipe.
Pas takimit në qytezën Kemalpasha të Izmirit, dy ministrat vizituan lagjen Halibeyli, i populluar kryesisht me shqiptarë dhe boshnjakë. Ministri turk Yilmaz theksoi se Shqipëria dhe Turqia kanë të kaluar të përbashkët qindravjeçare dhe janë dy shtete mike dhe vëllazërore.
Sipas tij, edhe pse dy vendet nuk kanë kufi të përbashkët, lidhjet e forta historike bëjnë që dy vendet të ndihen si dy vende të përkushtuara për njëra tjetrën me historinë dhe kulturën e përbashkët.
Yilmaz tha se pas Shqipërisë, Turqia është vendi ku jetojnë më së shumti shqiptarë. Sipas tij nxënësit në këtë shkollë mund të zgjedhin lëndën e gjuhës shqipe dhe shtoi se lidhjet me popullin shqiptar do të forcohen tutje përmes fëmijëve.
"Ne duam të zhvillojmë bashkëpunimin në çdo fushë mes dy shteteve. Distanca mes Shqipërisë dhe Turqisë nuk është pengesë për vëllazërinë mes dy vendeve. Uroj që lënda zgjedhore e gjuhës shqipe të avancojë tutje miqësinë dhe vëllazërinë mes vendeve tona", tha Yilmaz
Nga ana tjetër, ministrja shqiptare Nikolla tha se ndihet e emocionuar me këtë rast.
"Ju falenderoj dhe ju shpreh mirënjohje për këtë mundësi që i keni dhënë mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe", tha Nikolla.
Ajo u shpreh se në të ardhmen do të formohet një komision për krijimin e shkollave të binjakëzuara dhe këmbim informacioni. 

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...