Ministrat e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe të Maqedonisë, Miro Cerar dhe Nikolla Dimitrov bashkërisht me ambasadorin e Sllovenisë në vend Milan Jazbec, sot në mënyrë solemne hapën hapësirat e reja të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Shkup.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në fjalimin e tij theksoi se Maqedonia nga Sllovenia ka mjaft për të mësuar, sepse ka model të suksesshëm ku Maqedonia do të përpiqet, për shkak se dëshiron të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së me demokraci evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kjo nuk do të jetë lehtë, por do ta bëjmë. Rruga nuk është e lehtë, në secilin rrugëtim është më lehtë kur miqtë janë me ne. Kjo është rast special dhe këto janë hapësira më të mëdha të Ambasadës. Do të përpiqemi që edhe miqësinë tonë ta bëjmë më të madhe nëse kjo është e mundur”, tha Dimitrov.
No comments:
Post a Comment