Nëse kjo do t’ju ndodhte juve a do të kishit bërë të nëjjtën gje?
Një çift të rinjsh nga Anglia ishin duke pushuar në ishullin e Kretës në Greqi, kur kanë gjetur një çantë me 6200 euro brenda saj.
22-vjeçarja Jessica Frank dhe Edward Gibson, 24, me të kuptuar se kishin gjetur një shumë të madhe parash, i janë drejtuar policisë për të gjetur të zotin e tyre.
Paratë kishin qenë të një 60-vjeçareje, e cila ju dha nga një përqafim të madh dz të rinjve. Akti i tyre u vlerësua shumë dhe ata përfituan përmirësim hotelesh dhe udhëtime më të lira në taksi.
Xhesika ka treguar:
Isha pranë një dyqani kur pashë çantën e humbur. Fillimisht mendova se kishte letra, por kur e hapa pashë se kishte para. Nuk e mendova për asnjë moment që ta maja për vete. E dija se unë dhe partneri im nuk kishim asnjë të drejtë për të. Kur policia na mori për të takuar zonjën që i takonin paratë, ajo qante dhe na bekonte. Paratë ishin jetesa e saj. Na quajtën “hero”. Ishte një ndjenjë shumë e mirë teksa bëmë gjestin e duhur, dhe për dikë tjetër ato para ishin gjithçka kishte.”
No comments:
Post a Comment