S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, October 26, 2018

Saimir Tahiri thyen heshtjen, nesër pritet të mbajë konferencë për media

SHTYPNEWS.AL

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet të dalë nesër në një konferencë të papritur për median. Burimet e Ora News konfirmojnë se pjesëtarë të stafit të Tahirit kanë qenë në Hotel “Rogne”r për të prenotuar një sallë për një konferencë për median, e cila është kërkuar të mbahet nesër, e shtunë, ora 10. 30.


Nuk dihen detajet apo arsyet e thirrjes së kësaj konference.


Tahiri është tërhequr nga jeta publike. Ndonjëherë poston në rrjete sociale foto të shoqëruara me tekste që shpesh janë quajtur si mesazhe që Tahiri ua përcjellë kundërshtarëve të tij.


Hetimet ndaj ish ministrit Tahiri janë shtyrë deri me 17 janar, në pritjë të letërporosive nga Italia. Kjo është shtyrja e katërt e hetimeve, ndërkohë që politika shqiptare “
vlon” nga akuzat dhe kundërakuzat. (r.m.)

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...