S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, October 28, 2018

Mesimet e shoqerise shqiptare, po i shndërrojnë fëmijët në kriminel-...


Mesimet e shoqerise shqiptare, po i shndërrojnë fëmijët në kriminel


Nga - Zana Avdiu


Shoqeria jone ka nevoje per edukim e jo per dhune!
Gjithcka tjeter e ka ne mungese,pervec dhunen te cilen e ka me bollek, keshtuqe ndaloni te kerkoni denime te llojit si ato te mesjetes, qe te digjen njerezit ne turren e druve.
Eshte e cuditshme deshira e madhe per dhune, nga populli, qe sa here ndodhe ndonje rast, ndonje krim, edhe ne qofte monstruoz, lypin denime hala ma monstruoze hala me te renda sesa krimi qe eshte be.
Kerkesat jane prej me te ndryshmeve, disa lypin denim me vdekje, doisa me djegie e disa me i “ngujle”ne hunje.
Vrasja e nje femije nga dy femije tjere, eshte rasti qe tregon mese miri imagjinaten super te dhunshme, te secilit prej nesh.
Edhe rasti i fundit, i nje te riu qe i morri jeten nje gruaje, duke e godite me veture, ve ne pah deshiren tone per nxitje te dhunes.
Pse po kerkoni ndeshkime te mesjetes, ne vend se te mendoni se cili eshte shkaku i ketyre krimeve?
A keni mendu ndonjehere se ne vete jemi shkaktaret e ketyre krimeve, dhe se ata jane viktimat tona?
A e dini se gjuha juaj e perdorur eshte shumefish me e rrezikshme sesa ngjarja/krimi i ndodhur. Sepse akti eshte vec nje qe ka ndodhe, ndersa gjuha prodhon qindra veprime te tilla, keshtu duke shnderru ate ne fenomen shoqeror.
A keni mendu se edhe krimi i dy femijeve ne vitin e kaluar, duke e vrare shokun e tyre, edhe vozitja e ketij qe i morri jeten kesaj gruas, vjen si pasoje e gjuhes tone, as asaj cka promovojme ne cdo dite?
A e dini se ne shoqerine tone, vozitja e mire vleresohet ne baze te shpejtesise dhe jo ne baze te respektimit te rregullave?!
Sado qe merr denime nje vozites, ai kurre nuk cilesohet si vosites i keq. Sa me shume qe “driblon” ne rruge dhe e con shpejtesine, ti konsiderohesh vozties i mire. Kjo eshte edhe arsyeja se pse te ne konsiderohet se grate nuk dine te vozisin dhe burrat po, sepse burrat vozisin shpejt dhe grate me rregulla.
E kjo gjuhe, i krijon dy te keqija: ne njeren ane ben qe burrat te bejne kaq shume aksidente e kaq shume vdekje, dhe ben qe grave te u ndalohet vozitja. Ideja ata qe vozisin me shpejtesi normale dhe ne baze te rregullave, nuk dine te vozisin, krijon aksidente te tilla, te cilat po perfundojne me fatalitet.
Pastaj, ideja se nese nuk je arrogant, nuk ke veture te mire e te shtrenjte, nuk vozite cmendurisht, ti nuk je burre, dhe nuk do te kesh kurre te dashur, sepse vajzat/grate i duan ata qe jane te “eger” dhe te pasur. Keshtuqe, ai qe e ka shkaktu kete aksident, thjeshte ka rene pre e ketyre ideve, te cilat aq shume promovohen. Pra, gjuha jone e ka prodhu shkelesin, dhe do te prodhoje shume shkeles te tjere. Prape e njejta gjuhe i shkakton dy deme jashtezakonisht te medha, ne njeren ane krijon monstrum prej nje burri dhe shtype vajzat. Kjo gjuhe krijon urrejtje ndaj vajzave, shume shpesh duke i çuar edhe ne vdekje ato, shkaku i kesaj gjuhe.
Edhe vrasja e Aulon Zekes, eshte pasoje e gjuhes tone, sepse kjo casje jona krijon vetem vrases, krime, dhe dhune. Pse i krijon keto? Sepse, ne i mesojme se si nje burre duhet te jete: i eger, i vrazhde, i pandjeshem, dominues, e ne disa raste edhe vrases. Duke i mesuar se vajza eshte objekt ne duart e djalit, dhe eshte prone e tij, ai duhet te kujdeset per te, qofte edhe duke e vrare dikend tjeter…e ne kete rast, ka perfunduar duke e vrare shokun e tij.
Me thoni ju, e si mos me be ate vrasje makabre, kur cdo dite ndegjon dhe lexon prej nesh, se nese te preket nderi duhet te vrasesh, edhe ate ta besh ne formen ma te rende te mundeshme si psh; tu i dhene 20 plumba, duke e djege, duke e prere, duke e coptuar, etj etj, sepse perndryshe do linçohesh e denohesh nga shoqeria.
A keni mendu ju, qe kur keni kerku denime makabre per ata dy femije, ju po e shnderroni ne kriminel nje femije tjeter? Nje femije, qe nje dite “do ta marre hakun, ashtu sic e kerkon shoqeria jone” dhe ta pastroje nderin, duke bere edhe nje krim hala ma monstruoz sesa ai qe tashme eshte be?
Andaj, ndaloni se kerkuari djegie ne turre te druve, per raste te tilla. Ndaloni te promovoni urrejtje, arrogance, shtypje, linçime, sepse gjuha e perdorur shnderrohet me vetedije, dhe si pasoje e kesaj ndodhin keto.
Ne kemi organe te drejtesise dhe sigurise, ato le te merren me rastin, e juve ju mbetet qe vetem ti edukoni mire dhe mbare femijet tuaj. Mos promovoni urrejtje sepse keshtu vetem po prdhoni krime dhe kriminele te rinj.
Dhuna vetem dhune prodhon, asgje ma shume!

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...