Vendimi pezullon dhënien e titujve të pronësisë për ato prona që janë në proces. Ai përfshin komplet vijën bregdetare të Shqipërisë. Në të i kërkohet njësive të vetëqeverisjes vendore, territori administrativ i të cilave përfshihet në hartën shoqëruese të vendimit, të pezullonin procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërmarrjeve bujqësore, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
“Pasuritë e paluajtshme, që ndodhen në zonat në të cilat nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar, regjistrohen në përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për turizmin, pasi të ketë përfunduar procesi i regjistrimit fillestar”, thuhet në pikën 4 të kësaj VKM-je.
Reagimi i ashpër i Greqisë, Tirana fshin VKM-në
Vendimi solli një reagim të ashpër të kryeministrit të Greqisë Aleksis Tsipras. Në mënyrë të drejtpërdrejtë ai paralajmëroi Shqipërinë se vendimi i marrë për pronat do të ndikojë në procesin e integrimit në BE.
“Për fat të keq, kohët e fundit shohim zhvillime që nuk na kënaqin. Sot mësoj se ka një zhvillim negativ në lidhje me minoritetin grek në Shqipëri. Nëse kjo është e vërtetë, do të jetë një zhvillim shumë negativ dhe është një zhvillim që në këtë moment nuk na jep optimizmin për sa i përket ecurisë kritike europiane të këtij vendi, që përballon sfida të rëndësishme, ndaj të cilave duhet të përgjigjet. Parakushtet për të lëvizur në drejtimin e mbështetjes së kësaj ecurie, nëse informacioni që kemi është real, nuk ekzistojnë. Shpresoj të mos jetë i vërtetë, sepse vullneti ynë është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrim hapa për ta bërë perspektivën europiane një realitet”, tha kryeministri i Greqisë në konferencën për shtyp të dhënë në Bukuresht së bashku me homologen rumune.
Mediat greke raportuan disa ditë më parë se deklarata e Tsipras i referohet një informacioni se konkretisht qeveria shqiptare ka konfiskuar prona të minoritetit grek në Himarë. “Përmes një vendimi të botuar në Fletoren Zyrtare, por ky vendim u fshi nga qeveria shqiptare nga Fletorja Zyrtare pas deklaratës së Cipras” – shkruante agjensia greke e lajmeve. (klikoKËTU)
Mesazhi i DITA për kryeministrinë, pa përgjigje
Një VKM, minimalisht duhet shfuqizuar. Dita i kërkoi dy ditë më parë reagim drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, z.Endri Fuga.
Teksti i nisur nga redaksia për z.Fuga:
“z.Fuga, pak ditë më parë është miratuar një VKM për pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-NB-ve, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, në mbështetje të projekteve investuese në turizëm. Pasi është botuar në Fletoren Zyrtare, është fshirë prej aty. A është shfuqizuar dhe për çfarë arsye? A ka patur ndonjë takim që ka sjellë ndryshimin e qëndrimit të qeverisë për pronat në jug? A ka lidhje kjo me zhdukjen e VKM online?”
Zyrtari i lartë i Kryeministrisë nuk iu përgjigj këtij mesazhi.
No comments:
Post a Comment