Izraeli berij te ditur se ka vendosur qe një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit te mbaje emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Ky veprim, sipas autoriteteve izraelite, bëhet si shenjë mirënjohje për njohjen e sovranitetit të Izraelit në këtë rajon.
“Të gjithë izraelitët e kanë vlerësuar thellë vendimin historik të presidentit Trump”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Ai tha se do ta paraqesë vendimin për miratim në qeveri pas festës së Pashkëve hebreje.
Më 25 mars, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit – rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967.
No comments:
Post a Comment