- Ilir Meta apel për ruajtjen e natyrës: Kurorat e gjelbërta po shkatërrohen nga ndërtime pa kriter
Presidenti Ilir Meta ka përcjellë mëngjesin e sotëm një mesazh për ruajtjen e natyrës në ditën ndërkombëtare të tokës. Ai thotë se kurorat e gjelbërta në vendin tonë janë dëmtuar nga ndërtime pa kritere duke e quajtur këtë proces një regres që duhet të marrë fund...
Për një të ardhme më të shëndetshme të fëmijëve tanë, është detyra jonë ta mbrojmë tokën, shtëpinë tonë të përbashkët, duke treguar një kujdes e vëmendje më të shtuar për mjedisin dhe ekosistemin, ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe pyjeve të bukura të Shqipërisë.
Mbrojtja e tokës dhe e mjedisit, nuk duhet trajtuar si propagandë mediatike! Të gjithë jemi dëshmitarë se si kurorat e gjelbërta, që duhet të ishin mushkëria e pacënueshme e qyteteve tona, fatkeqësisht janë dëmtuar nga ndërtimet pa kritere, një regres që duhet të marrë fund!
Ta bëjmë tokën një vend më të mirë për të jetuar!
No comments:
Post a Comment