Sot Këshilli i Bashkisë Dibër i akordoi titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë. Por kjo nuk mjaftoi që Edi Rama vërtetë të bëhet qytetar nderi sepse e refuzoi.
Zyra e Kryeministrit duke sqaruar pse nuk e pranon, tregon dhe alergjinë që Edi Rama ka ndaj titujve honorofik:
“Kryeministri Rama ka qenë, mbetet dhe do të jetë gjithmonë kundër titujve honorifike për politikanët në detyrë. Duke falënderuar të gjithë ata që mund të jenë nisur për mirë, Kryeministri Rama e refuzon titullin e qytetarit të nderit, dhënë sot nga Bashkia Dibër,” mundohet të sqaroj Kryeministria veprimin e çuditshëm por jo edhe faktin pse në të kaluarën po ky Edi Ramë ka marrë tituj të këtij lloji që ishin honorofik dhe a do ti kthej mbrapsht titujt e tillë që ka marrë në Skënderaj, Preshevë dhe Ulqin.
Për kujtesë Kryeministrisë sepse Edi Rama në vitin 2013 është shpallur “Qytetar Nderi” i Skënderajt në Kosovë dhe mburrej në rrjetin social Facebook:
“Çfarë surprize fantastike për mua: “Qytetar Nderi” i Skenderajt, vatra e shenjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës, ku ra heroikisht Adem Jashari!..”
Në vitin 2014 Edi Rama u shpall “Qytetar Nderi” i Preshevës dhe u organizua një festë e madhe kombëtare pas spektaklit që realizoi në Beograd me kryeministrin në atë kohë, Aleksandar Vuçiç.
Ndërsa në vitin 2015 “Qytetar Nderi” i Ulqinit. Ditë të veçantë e ka vlerësuar edhe kryeministri Edi Rama, marrjen e çmimit Qytetar nderi i Ulqinit, duke thënë se shqiptarët po shkojnë drejt bashkimit kombëtarë.
Kryeministri shqiptar tha se tani shqiptarëve u takon barra kryesore në forcimin e lidhjeve mes njëri tjetrit. Rama shtoi se shqiptarët janë aktorët kryesor të paqes, zhvillimit dhe integrimit. Sipas Ramës, Ulqni është një shembull përfekt i oazës ballkanike që përbën si kulturë edhe një simbol të Evropës së bashkuar, ku gjenë të mbledhura së bashku kultura, zakone, dhe një pafundësi supriza.
Ndryshe, me motivacionin ndërtimi i “Rrugës së Arbrit”, megjithëse kjo vepër ende nuk ka përfunduar, sot Këshilli i Bashkisë Dibër i akordoi titullin “Qytetar Nderi” i Bashkisë, Kryeministrit Edi Rama.
No comments:
Post a Comment