S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, April 27, 2019

Frenkli Prengaj: Edi Rama tallet me shqiptarët, ndaj do largohet me 2 këmbët në një këpucë

Dje paradite mora pjese ne nje nga protestat e opozites.

Shtypnews.al


Para parlamentit u vendosen kepuce me flamuj te shteteve te tjera, si simbol i ikjeve masive te shqiptareve nga vendi; dicka e ngjashme si ne Maqedonine e Veriut. 3 pale kepuce dhe 3 flamuj mjaftojne qe une te perpiqem t'ju shpjegoj situaten ku ndodhet vendi, nje situate qe na prek te gjitheve.

Flamuri i Italise kishte poshte kepucet e xhaxhit tim. Si shume shqiptare ne vitet 90', te aferm te mi u larguan nga vendi per nje jete me te mire. 
Perbri ketyre, 2 shtete te tjera, Anglia dhe Kanadaja. E para ka afer kepucet e shokeve te mi, te cilet u larguan para 2-3 viteve sepse nuk shihnin te ardhme ketu. E dyta, Kanadaja. Jo pa qellim vendosa perbri nje pale kepuce numer 45, goxha te medhaja. Kanadaja eshte endrra e cdo gjeologu te ardhshem, por jo vetem. Ne kete shtet e kam menduar dhe une te largohem kohe me pare, por kam gjetur arsye per te mos e bere. 
Nese xhaxhai ishte fuqi punetore, shoket e mi ishin fuqi intelektuale.
Nese xhaxhai u largua me anije , shoket e mi u larguan me kamion. 
Nese xhaxhai punonte ne te zeze ne vitet 90', shoket e mi punojne ne 2019 ne te zeze. 
Nese per largimin e xhaxhait fajin e kishte e kaluara komuniste dhe e ardhmja e turbullt, sot per largimin e shokeve te mi apo tundimit te Kanadase per mua, e ka fajin Edi Rama. Jo se te tjeret jane pa gje, por Edi Rama e kishte ne dore ta ndryshonte kete, e ne vend te kesaj zgjodhi te tallet, apo me keq u hoq sikur ky largim masiv nuk po ndodh vertete; dhe ky eshte ndryshimi i madh mes tij dhe opozites. Jo me kot po them se e kishte, se nuk e ka me. Se shpejti, ai do perfundoje aty ku perfundojne te gjithe udheheqesit qe tallen me popujt e tyre. Do iki me te dyja kembet ne nje kepuce! 
Prandaj dje lashe kepuce numer 45.

Shtypnews.al 

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...