Donald Trump me origjinë nga Korça? Zbulohet historia tronditëse
Në faqen e tij ai shkruan: “Deklaratë bom-bë e z. Donald Trump! Në një nga takimet e fundit elektorale të shtetit Albany, z.Donald Trump deklaroi se nëse fiton postin e lartë të presidentit të SHBA-së, vizitën e tij të parë do ta bëjë në Shqipëri edhe për faktin se nëna e tij, Fanika Peleshi (Phelleshy), rrjedh nga një familje arumune nga Opari i Korçës”.
Sipas kësaj deklarate supozohet që Donald Trump të jetë me origjinë shqiptare nga nëna e tij, por deri tani asgjë nuk është vërtetuar. Ngelet për t’u parë në qoftë se kandidati i ardhshëm për president ka vërtet origjinën nga Korça apo është thjesht një supozim siç ka ndodhur edhe më parë me njerëz të famshëm.

President Donald Trump speaks during a news conference, Wednesday, Sept. 26, 2018, in New York. (AP Photo/Mary Altaffer)
Presidenti i 45’të amerikan, Donald J. Trump, ka një “J” në mes të emrit dhe mbiemrit të tij, dhe ajo nuk është thjesht shkronja e parë e emrit të babait të tij, John Trump, por është shkronja që tregon prejardhjen e Trumpve nga Talinoci i Jerlive.
Gjyshi i Donald Trumpit quhej Jerli Jerliu, dhe në vitin 1888 ai ishte bërë pjesë e një konfr-ontimi me Izet Muhaxherin, i cili eskaloi deri në shkëmbim plu-mbash.
Jerliu kishte plag-osur rëndë Izetin, i cili më pas mbeti në karrocë përjetësisht.
Dhe kjo gjë e ndau në dysh Talinocin, ku një pjesë u rreshtua në krah të Jerlive, kurse pjesa më e madhe përkrah Muhaxherëve, dhe nga këtu lindi edhe ndarja në dysh e fshatit historik, Talinoc.
Jerli Jerliu qëndroi për 12 vite i izoluar së bashku me gruan e tij Sevdijen dhe të birin Jakupin, dhe qysh në fillim të vitit 1900, disa ditë pas vde-kjes së shkrimtarit Naim Frashëri, la Talinocin e Jerlive për të marrë rrugën e pakthyeshme në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me të mbërritur në ShBA, për të shlyer çdo gjurmë, Jerliu ndërroi mbiemrin në Trump, që nëse zbërthehet, etimologjia e tij, buron nga fjala shqipe “Tru” dhe shkurtesa “Mp” e fjalës angleze “masterpiece”.
E tërë kjo, pasi që këtë akt, Jerliu e konsideronte “kryevepër e trurit”. Jerliu u përkujdes që të ndërronte edhe emrin e tij, të shoqes dhe të birit.
E duke dashur që të paktën të ruante një dromcë vendlindjeje, Jerli Jerliu ndërroi emrin, duke u quajtur Jim Trump. Kështu veproj edhe me gruan Sevdijen, të cilën e quajti Jackie, kurse djalit të tij Jakupit (babait të Donald Trump), ia ndërroi emrin në John.
Jakupi i dikurshëm, tashmë i amerikanizuar dhe i brumosur brenda emrit John, filloi të merrej me biznes, duke u shndërruar shumë shpejtë në njërin nga biznismenet më me nam në New York.
Ai martohet dhe në 14 qershorin e vitit 1946, bekohet me një djalë, i cili sot është në krye të superfuqisë botërore dhe emri më i përfolur në gjithë globin.
Donald (John/Jakup) Trump edhe sot nuk mohon rrënjet e tij shqiptare, ndonëse nuk preferon të flasë publikisht për këtë çështje. Por afërsinë me rrënjët shqiptare e manifeston më së miri me shoqërinë e tij të ngushtë me Bleona Qerretin dhe Behgjet Pacollin.
Trump në zemër ka një shqiponjë me dy krena, ashtu sikur Talinoci i sotëm i ndarë në dysh – në atë të Jerlive (Trumpve të sotëm) dhe atë të Muhaxherëve.
No comments:
Post a Comment