Shtypnews.al
Qeveria lëvroi 627 milionë euro investime, nëpërmjet buxhetit të shtetit 2018 për zbatimin e mbi 50 projekteve të rëndësishme në ekonominë e vendit.
Të dhënat nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë bëjnë të ditur se, në total në ekonominë e vendit u injektuan 2510 zëra shpenzimesh, por 44,7% e vlerës totale shkoi për 50 projektet e para.
Ndër projektet e më të financuara gjatë vitit që lamë u adresuan në sektorët: infrastrukturë, energjetikë, agroturizëm etj.
Projekti më i financuar nga fondet buxhetore gjatë vitit të kaluar ishte rruga e re, Qukës-Qafë-Plloçë e cila mori 4 miliardë lekë ose 33 milionë euro financime nëpërmjet tre zërave buxhetore.
Projekti i dytë më i financuar ishte ajo për investime në rimëkëmbjen e rrjetit energjetik me vlerë 2.8 miliardë lekë.
Ndërsa projekti i furnizimit me ujë për qytetet bregdetare me një vlerë financimi 2 miliardë lekë, renditet e treti për nga vlera totale e investimit.
Për të vijuar me projektin e financuar në rikonstruksionin e rrugës Harku i Bërdicës me vlerë 1.3 miliardë lekë.
Sipas të dhënave zyrtare, kompensimi për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Devoll, një projekt për ndërtimin e një rrugë të re në zonën ku po ndërtohen HEC ka kushtuar 1.3 miliardë lekë dhe përfshihet në projektet e mëdha të financuara.
Ndërsa për projektin e Alpeve shqiptare u adresua një financim prej 1.1 miliardë lekë.
Edhe për rrugën Kardhiq-Delvinë, qeveria programoi një financim prej 1.1 miliardë lekë nëpërmjet dy zërave buxhetorë me mbi 500 milionë lekë secili.
Ndërsa rreth 1 miliard lekë u dhanë për projektin “Sistemi i integruar i vëzhgimit të hapësirës ajrore”, për realizimin e së cilës Ministria e Mbrojtjes ka lidhur një kontratë me kompaninë “Lockheed Martin”./ Shtypnews.al /
Shtypnews.al
No comments:
Post a Comment