Moderatorja e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” Alketa Vejsiu pak ditë më parë bëri thirrje për të ndihmuar vogëlushin e dashur të “Piter Pan”, Xheison Bufin.
Në puntatën e së hënës Alketa e ka nisur pikërisht me këtë çështje.
Alketa nuk ka mundur të mbajë lotët, teksa ka apeluar edhe një herë që të gjithë të kontribuojnë për Xheisonin.
“Këto janë fjalë zemre. Po ju them një gjë të vërtetë. Unë jam rritur në një shtëpi të tillë dhe me dëshirën për të bërë diçka të mirë në jetën time punova dhe ia dola. Produksioni i televizionit është angazhuar për të kontribuar. Duhet të ndihmojmë fëmijët tanë dhe njëri-tjetrin. Edhe sikur të jetë 1 cent vlen shumë, pasi është një gjest dashurie” u shpreh Vejsiu
No comments:
Post a Comment