S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, April 18, 2019

“Mikesha e Bashës”/ Deputetja holandeze: Rikthimin e vizave e kërkoi policia dhe prokuroria | Shtypnews.al |

Pas votimit në Parlamentin e Holandës për rikthimin e vizave për Shqipërinë, ku si arsye kryesore theksohej kriminaliteti shqiptar, Edi Rama me sejmenët e tij filluan një fushatë denigruese ndaj këtij parlamenti dhe njërës prej katër deputetëve që propozuan mocionin, kristian-demokrates Madeleine van Toorenburg.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, tha se Van Toorenburg ishte “mikeshë e ngushtë e Lulzim Bashës dhe populistët po përdorin çdo mjet, që të denigrojnë kombin shqiptar”, por e kontaktuar nga Exit.al deputetja holandeze tha se Lulzim Bashën nuk e njeh fare. dhe jo vetëm kaq!
“Unë nuk jam lobiste dhe as që i njoh fare këta persona. Kjo më shumë flet për Shqipërinë se sa për mua. Policia dhe zyra e prokurorisë kërkojnë rikthimin e regjimit të vizave për të patur një panoramë më të mirë për ata që vijnë nga Shqipëria, sepse ata tani përballen vazhdimisht me njerëz që kryejnë krime ose hipin nëpër kamionë, të cilët kur ndalohen thonë se janë thjesht turistë,” sqaroi kristian-demokrates Madeleine van Toorenburg.
Ndryshe, dje Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, gjatë një interviste në një TV tha se duhet të kuptojmë se Parlamenti i Holandës funksionon më ndryshe se tek ne, çdo deputet ka mendimin e tij, dhe shtoi:
“Deputetja që e propozoi rezolutën është mike e ngushtë e Lulzim Bashës. Populistët po përdorin çdo mjet, që të denigrojnë kombin shqiptar. Lidhur me këtë rezolutë. Nuk janë shqiptarët grupi problematik i krimit në Holandë. Kriminaliteti i shqiptarëve që jetojnë në Holandë është 20 herë më pak se i polakëve”
Këtij sulmi, dje ison i mbajti Zv/kryeministri Erion Braçe ndërsa sot Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Parlament kishte rezervuar një arsenal fyerjesh jo vetëm pë deputeten në fjalë por për Parlamentin e Holandës në tërësi.

Shtypnews.al


No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...