S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, April 3, 2019

LEXO: Mëngjes 3 prill 2019. Zgjohem pak me vonesë dhe bëhem gati shpejtë e


Mëngjes 3 prill 2019. 

Shtypnews.al 


Zgjohem pak me vonesë dhe bëhem gati shpejtë e shpejtë. Shkoj te stacioni autobusit por edhe autobusi po vonohej, diçka do kishte, ndoshta trafik. Ishim 5 veta në stacion dhe fiks pas 12 minutash autobusi vjen, tashmë ishim bërë 80 veta. "Sa mirë qenka firzamonikë diku do futem" mendova me vete. Dhe ashtu bëra, pas disa të shtyme dhe brrylave u futa. Shumë ngelën pa hipur por më shumë ngelen ata të stacioneve që vijnë. Ti i shikon nga xhami fytyrat e tyre që trishtohen kur shikojnë autobusin që është duke shpërthyer. Hapen dyert por as nuk zbresin as nuk hipin. Fatorino drejton njerzit "Ec pak më përpara se mesi është bosh fare." wtf mesi bosh fare??? Ndoshta dy që varen nëpër dyer edhe hipin, më.pëlqejnë janë shumë këmbngulës por na vonojnë mezi mbyllen dyert. Dikush andej nga fundi shtyhet dhe konfliktohet. Pas 2 stacionesh hipën kontrolli dhe plas sherri me dy posagjerë. A keni zot?? Këtu e gjetët?? Një nënë fillon i thërret fatorinos. "O faturino hape çik penxheren se na u muar fyroma", nuk e kuptoj pse dikush tjetër nxehet aty për aty me fatorinon dhe ai i kthehet duke i thënë se po ke ankesa bjeri atij numrit atje dhe ankohu (qr jopo të shkoj në prokurori) Njerëz që kalojnë ngjeshur sa andej këndej, më duket më shumë si një street party. Unë si gjithmon shkoj afër atij që ka ngrën hudhrën që në 5 të mëngjesit. Nuk e di pse më ndodh gjithmonë kshu...tani po më vjen dhe pak si gjum. Ngecim në trafik. Dikush fillon dhe shan qeverinë. "Mosss ka prap protesta sot o të qr... Deri ku shkon ky autobus o fa..." Jam te stacioni parafundit më në fund do zbres...bauuuu pak panik tek femrat "iiiih, uaaa çfarë ndodhi??" Asgjë, u ça goma autobusit 😂 Zbresim të gjithë si shkërdhata...një burr që zihet me fatorinon "më jep lekët e biletës na ktu biletën tani ma preve...o xhaxhi prit autobusin tjetër me këtë bilet hipi...ore më jep lekët ktu po të them 😂😂 shumë interesante por më duhet te iki jam shumë vonë për në punë. Ju hipi këmbëve te mia dhe vrap 500 metrat e fundit.
ps. Historia është totalisht e vërtetë. Më pëlqen shumë ky vend shuuumë. Po të kemi një jetë monotone ndoshta s'kemi çfarë të tregojmë. I love Albania! 

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...