Pas shpërthimit të bombave në tri kisha dhe tri hotele luksoze në Sri Lanka, mbetën të vrarë 138 persona dhe të plagosur më shumë se 400 të tjerë, deklaruan autoritetet, raporton RFE.
Vetëm në një kishë në veri të Kolombos, më shumë se 50 persona janë vrarë, tha policia.
Mediat kanë raportuar se edhe 25 persona tjerë janë vrarë në një sulm në kishën Batticaloa në provincën lindore.
Nëntë turistë të huaj janë në mesin e viktimave.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në shtetin që ishte në luftë për vite të tëra me separatistët Tamil.
Kryeministri Ranil Wickremesinghe, ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë.
“I dënoj ashpër sulmet ndaj popullit tonë sot. Bëj thirrje që të gjithë të qëndrojmë të fortë dhe të bashkuar”, tha kryeministri.
Ndryshe, vitin e kaluar ishin shënuar 86 incidente për shkak të diskriminimit, kërcënimeve dhe dhunës kundër të krishterëve në Sri Lanka.
No comments:
Post a Comment