Aksidentet rrugore vijojnë që të marrin jetë njerëzish në rrugët e vendit. Raporti më i fundit i Institutit të Statistikave, bën të ditur, se vetëm gjatë muajit mars, ndodhën në gjithë vendin 127 aksidente rrugore nga 123 aksidente të ndodhura në Mars 2018, duke u rritur me 3,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë kësaj periudhe, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 24 persona nga 14 që ishte një vit më parë.
Numri i të aksidentuarve në tremujorin e parë të vitit 2019, është 483 duke mos pasur ndryshim krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.
Në tremujorin e parë 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 48 nga 47që ishte një vit më parë.
Gjatë një muaji, aksidentet rrugore në 82,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç,duke zënë 25,2% të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 22,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare
Në tremujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 16,3% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe,numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 27,5%,krahasuar me një vit më parë.
No comments:
Post a Comment