S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, April 13, 2019

Pas Holandës edhe Gjermania paralajmëron Shqipërinë! | Shtypnews.al |

Pas Holandës edhe Gjermania paralajmëron Shqipërinë!

Shtypnews.al


Ndërsa pak muaj na ndajnë nga marrja e vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, Gjermania thekson se procesi varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare.”

Lajmi bëhet i ditur nga Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert, i cili shtoi se vendimi për hapjen e negociatave do të merret pas publikimit të raport progresit të Komisionit Europian.

Sipas Berlinit zyrtar, hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian varet nga “funksionimi i institucioneve demokratike dhe i punës parlamentare”.

Kujtojmë se, ditën e mërkurë, parlamenti holandez vendosi me shumicë votash rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë për shkak të rritjes së kriminalitetit me origjinë shqiptare në vend dhe shtimit të numrit të azilkërkuesve shqiptarë në këtë vend.

Ndërkohë më 29 prill, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron do të takohen me liderët politikë të Kosovës dhe Serbisë.

Duke shpjeguar arsyen e ftesës së kancelares Merkel dhe presidentit Macron, Seibert tha:

Bashkëbiseduesit e tyre për sfidat e veçanta në rajon dhe në radhë të parë për dialogun Serbi-Kosovë.”
Zëdhënësi nuk pranoi të thoshte asgjë për pritshmëritë nga konferenca, por shtoi se:

Takimi është fryt i mëtejshëm i interesimit të thellë që ka Gjermania për zhvillimin pozitiv të Ballkanit Perëndimor.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...