S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, April 14, 2019

Vdiq e veja e ish-diktatorit Millosheviq, Mira Markoviq Bashkëshortja e ish-diktatorit serb, të akuzuarit për krime lufte dhe gjenocid, Sllobodan Millosheviq, Mira Markoviq, ka vdekur sot në një spital në Moskë, në moshën 76-vjeçare.

 Shkruan DW Shqip/ 
Vdiq e veja e ish-diktatorit Millosheviq, Mira Markoviq
Bashkëshortja e ish-diktatorit serb, të akuzuarit për krime lufte dhe gjenocid, Sllobodan Millosheviq, Mira Markoviq, ka vdekur sot në një spital në Moskë, në moshën 76-vjeçare. 

Pas dërgimit të Millosheviqit në Hagë ku akuzohej për gjenocid në Bosnje-Hercegovinë, si dhe krime lufte në Kroaci dhe Kosovë, e veja e tij Mira Markoviq ka ikur nga Beogradi dhe është strehuar në Moskë. Mira Markoviq konsiderohej si një prej figurave më kontradiktore në Serbi. Ajo është akuzuar në disa procese në Serbi, por nuk ka qenë në burg. Analistët serbë dyshojnë se ajo qëndronte pas shuë planve të krimeve të bëra nga regjimi i bashkëshortit të saj Millosheviq. Po ashtu dyshohet se ajo qëndronte pas shumë krimeve të bëra edhe në Serbi - siç ishin vrasja e gazetarit Sllavko Curuvija, ish-politikani serb Ivan Stamboliq... por ajo nuk është denuar për këto vepra. Ajo është denuar për keqpërdorimin e postit. Dyshohej edhe për kontrabandë me cigare së bashku me të birin Marko Millosheviq. Në përgjithësi Mira Markoviq konsiderohet në Serbi si një prej figurave që ka luajtur rol vendimar në kohën e shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, luftërave dhe krimeve serbe të viteve 90-të. Na shkruani mendimet tuaja për çiftin Millosheviq - Markoviq.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...