S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, April 21, 2019

Mos m’u zemëroni nëse nuk i sjell fëmijët për vizitë!

Shpesh më thonë se duhet t’i sjellësh më shpesh fëmijët për vizitë, se filani e fisteku duan të kalojnë pak kohë me fëmijët e mi sa janë akoma të vegjël.
Dëgjoni, mos e merrni personalisht, por jo!
Nuk është se nuk duam t’ju shohim.
Nuk është se jemi përtacë e nuk duam të gjejmë kohë.

Por sepse është shumë më rraskapitëse dhe stresuese sesa mund të përballoj ndonjë ditë.

T’i sjell tre fëmijët e mi të vegjël në shtëpinë tuaj për vizitë kërkon shumë punë dhe duhet të jetë e sinkronizuar përsosmërisht. Duhet t’i vesh të gjithë, t’ua bëj gati çantën me rroba e bebelina e gjësende tjera të nevojshme, dhe të sigurohem që kanë ngrënë mirë. Duhet ta sinkronizoj vizitën me përsosmëri mes kohës së gjumit të drekës dhe kohës së darkës sepse foshnja ime fle vetëm në krevatin e saj.

Duhet t’i shikoj me sy të mprehtë fëmijët e mi për sa kohë jemi në shtëpinë tuaj, nga frika se mos thyejnë diçka apo mos lëndohen sepse ju nuk jeni mësuar me fëmijë në shtëpi. Më duhet të kthehem në shtëpi në kohë për ta përgatitur darkën, t’i ushqej për darkë, t’i laj që të gjithë, dhe prap të kem kohë për të kaluar me bashkëshortin tim.

Nuk është se nuk duam t’ju shohim.
Por menaxhimi i këtyre fëmijëve të vegjël të bukur është punë shumë e vështirë dhe bëhet akoma më e vështirë jashtë shtëpisë sonë.
Është sepse nuk dua ta shkatërroj shtëpinë tuaj.
Është sepse askush nuk e duron një fëmijë që qan sepse nuk e ka bërë gjumin mirë.
Nëse keni dëshirë të kaloni kohë me ne, ju lutem, kaloni kohë me ne. Por, do t’jua kërkoj edhe këtë: ejani ju tek ne, mos na kërkoni ne të vijmë.

Dhe, ju lutem, më jepni pak kohë për ta rregulluar shtëpinë.
Jo që shtëpia ime është një katastrofë – mirë, ndoshta është. Por, preferoj të pastroj për 15 minuta, sesa të kaloj gjysmën e ditës duke pritur që yjet të radhiten në mënyrë të favorshme që unë ta bëj një vizitë tek familja ose miqtë.
Kështu që, ju lutem, mos e merrni personalisht.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...