S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, April 24, 2019

Kancer, diabet, autizëm.../ Po blemë vdekjen me duart tona, ja çfarë konsumojmë! Ska nevoje per Foto


Jo vetëm çmime të larta dhe të papërballueshme për shumicën e shqiptarëve, por edhe cilësi dhe abuzim kriminal.
Kjo mund të thuhet sa i përket situatës me fruta perimet në vend.
Nga njër anë janë fermerët e ndershëm që nuk gjejnë dot treg për produktet e tyre dhe detyrohen ti hedhin në rrugë, ndërsa nga ana tjetër fermerë matrapazë që kërkojnë të pasurohen në kurriz të shëndetit të shqiptarëve.

Dje, në një prej emisioneve investigative në vend, u denoncuan raste konkrete se si ndërhyhej me pesticide dhe hormone për të përshpejtuar rritjen e frutave dhe perimeve, ndërsa vetë fermerët pranonin se produktet e tyre nuk ia japin kurrë fëmijëve të tyre, sot Jeta Osh Qef ka publikuar disa foto të tjera.
Kanë qenë vetë qytetarët, që përmes tyre, tregojnë se çfarë po hamë realisht...
Ndërkohë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i ngarkuar ligjërisht për kontrollin dhe cilësinë e ushqimeve në vend, si gjithmonë bën një sy qorr e një vesh shurdh, shkruan Syri.net.
Pa harruar që këto janë vetëm një pjesë, pasi nuk duhen harruar dhe produktet që futen nga jashtë...
Por cilat janë dëmet shëndetësore që shkaktojnë pesticidet?
Shkencëtarët kanë zbuluar që pesticidet mund të shkaktojnë një varg të problemeve shëndetësore dhe të rrezikojnë jetën. Por më poshtë kemi zgjedhur të sjellim ato që deri sot janë provuar shkencërisht...
Diabeti
Me vite është studiuar lidhja në mes diabetit dhe pesticideve. Dëshmitë e fundit sugjerojnë që pesticidet krijojnë rezistencë të trupit ndaj insulinës. Shkencëtarët po ashtu kanë dëshmuar qe njerëzit e trashë që kanë nivel më të lartë të komponimeve të organoklorizuara në trup kanë rrezik më të lartë për të krijuar diabet të tipit 2. Përveç pesticideve, të dëmshme janë dëshmuar edhe freskuesit kimik të ajrit prandaj shmangni tërësisht.
Kanceri
Më shumës e 260 hulumtime kanë vërtetuar që pesticidet mund të shkaktojnë lloje të ndryshme të kancerit, duke përfshirë limfomat, leukeminë, kancerin e trurit, gjirit, prostatës, zorrës së trashë, mëlçisë dhe mushkërive. Shmangni enët plastike, ndërsa ushqimet që kanë më së shumti pesticide (mollët, pjeshkat, sallatën e gjelbër, rrushin) blini në tregjet e produkteve organike.
Autizmi
Hulumtuesit më të mëdhenj botërorë të autizmit besojnë që autizmi krijohet me kombinimin e gjenit tek ndotësit në të cilët kanë qenë të ekspozuar prindërit para dhe gjatë ngjizjes së fëmijës. Shumë pesticide i vrasin dëmtuesit ashtu që së pari ua shkatërrojnë veprimin neurologjik, ndërsa duket që të njëjtën gjë ia bëjnë edhe fëmijëve të palindur.
Trashja
Disa pesticide pengojnë baraspeshën hormonale në trup. Mund të pengojnë veprimin e hormoneve dhe lirimin tyre. Shkencëtarët kanë zbuluar më shumë se 50 pesticide që ndikojnë negativisht në ekuilibrin hormonal në trup, ndërsa disa prej tyre shkaktojnë çrregullime metabolike dhe trashje.
Steriliteti
Mjekët dhe shkencëtarët pohojnë që pesticidet mund të shkaktojnë sterilitet te meshkujt dhe femrat, por edhe abort. Hulumtimet kanë treguar që meshkujve u bie niveli i testosteronit kur konsumojnë ushqim, veçanërisht molla që janë të rritura organikisht. Shmangni pemët dhe perimet që kanë nivel më të lartë të pesticideve (mollët, pjeshkët, sallatën e gjelbër, rrushin, dredhëzat, kumbullat). Këto ushqime blini në tregjet e produkteve organike.
Të metat e lindura
Fëmijët të cilët janë ngjizur gjatë pranverës dhe verës kanë rrezik më të lartë nga çrregullimet e lindura. Gjatë kohës së pranverës dhe verës ekspozimi ndaj ushqimit të pasur me pesticide është i larti. Spina bifida dhe sindroma e Down janë disa nga të metat e lindura që shfaqen më së shpeshti te fëmijët e ngjizur në kohën e pranverës dhe verës. Në këtë kohë sasi e madhe e pesticideve gjendet edhe në ujë. Pini ujë të filtruar dhe hani ushqim të rritur organikisht nëse planifikoni ngjizjen, dhe në veçanti nëse jeni shtatzënë. 



No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...