Arrestohet polici i Kosovës, përdori dhunë në familje
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar sot një polic, i cili dyshohet se ka përdorur dhunë në familje.
Sipas njoftimit, policit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, transmeton Indeksonline.
Më poshtë njoftimi i IPK-së
:
:
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka pranuar sot një informatë nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimet për kryerje të veprimeve të kundërligjshme nga një zyrtar policor respektivisht i përfshirë si i dyshuar në një rast të dhunës në familje.
Me të pranuar informacionin, hetuesit e IPK-së kanë filluar të ndërmarrin veprime hetimore në koordinim me prokurorin kompetent dhe Gjyqtarin e procedurës paraprake.
Si rezultat i këtyre veprimeve hetimore hetuesit e IPK-së kanë realizuar sot pasdite edhe një urdhëresë për bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Prishtinë.
Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.
Pas intervistimit të të dyshuarit (punonjësit policor), i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë
No comments:
Post a Comment