“Ne nuk mund të lejojmë që këto gurore të shfrytëzojnë në mënyrë barbare një nga pasuritë më të bukura natyrore të Shqipërisë që është Mali i Tomorit.” Kështu u shpreh ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në nëntorin e vitit 2017, kur me pompozitet u fol për gjobitjen dhe pezullimin e 12 guroreve që ushtronin aktivitet për shfrytëzimin e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit. Por aty jo vetëm që vazhdon puna por aty vdesin dhe njerëz.
Sot,një 36 vjeçar ka humbur jetën pikërisht në njërën nga këto gurore në Malin e Tomorrit, që ishte pjesë e aksionit gjashtëmujore “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”.
Sipas “BW”, aksidenti ka ndodhur në zonën e nxjerrjes së pllakave të gurit.
Viktima është babai i tre fëmijëve, Besnik Kanani, banues në fshatin Fushë-Peshtan të Poliçanit, i cili punonte prej vitesh si shofer kamioni në firmat e nxjerrjes dhe përpunimit të pllakave e gurit dekorativ në Malin e Tomorrit.
“Policia që Duam” e ka klasifikuar si ngjarje aksidentale ndërkohë pritet reagimi i ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Por, një gjë është e sigurt, sikur Inspektoriati Mjedisor dhe përfaqësues të Agjencisë së Mjedisit dhe Zonave të Mbrojtura nën drejtimin e ministrit të Turizmit dhe të Mjedisit, Blendi Klosi do të vepronin siç u shfaqën mesnëntorin e vitit 2017 në aksion duke gjobitur dhe revokuar lejet mjedisore në Malin e Tomorrit , ku siç u tha janë krejtësisht jashtë çdo parametri mjedisor dhe shfrytëzojnë këto leje minerare në mënyrë krejtësisht të paligjshme, duke e cilësuar madje barbar dhe të pafalshëm dëmin e krijuar në një nga malet më të vizituar në mbarë vendin nga turistë vendas dhe të huaj, sot edhe mund të kishte viktima në ngjarje aksidentale, por jo në gurore ku ishin konstatuar se ishin jashtë çdo parametri mjedisor.
No comments:
Post a Comment