S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, April 25, 2019

Ashtu siç ishte parashikuar me strategjinë e re të Opozitës së Bashkuar, për të protestuar kundër Parlamentit të krimit deri në largimin e Edi Ramës, tashmë janë bllokuar pesë akset kryesore në vend, atë që lidhë Veriun me Tiranën ku protesta do të zhvillohet në Milot, Jugun me kryeqytetin me protestën në Sheq të Fierit, zonën e Juglindjes duke bllokuar rreth rrotullimin në Bradashesh të Elbasanait si dhe protesën në Tiranë, duke bllokuar rreth rrotullimin tek Sheshi Shqiponja.
Kryetari i PD, Lulzim Basha marshimin e tij nga Miloti tashmë e ka përfunduar dhe Autostrada është bllokuar nga përfaqësuesit e opozitës:


Ndërkohë edhe në Fier përkundër presionit të madh dhe terrorit policor opozita e drejtuar nga Kryetari i PD Dega Fier, Luan Baçi, ka bllokuar rrugën te rreth rrotullimi i Sheqit:

Pikat ku po zhvillohen protestat e Opozitës së Bashkuar:
1.Milot, Karburanti në Autostradë
2.Tiranë, Rreth rrotullimi  te Sheshi Shqiponja
3.Durrës, Te Plepat – përballë Shtëpisë së Pushimit të Ushtrisë
4.Fier, Rreth rrotullimi i Sheqit
5.Elbasan, Rreth rrotullimi i Bradasheshit
Ndryshe, Kolegji i Kryetarëve të Partisë Demokratike në mbledhjen e tij të fundit të kryesuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha përveç Protestës së Madhe ka vendosur dhe ndryshimin e strategjisë së protestave, ku fillimisht nga protesta para Parlamentit do të kalohet në paralizimin e lëvizjes duke bllokuar akset kryesore në vend më 25 Prill.


No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...