Parashikimi i motit për datën 16 Prill 2019:
Sot priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara gjatë pasditeve, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore, të qarqeve të qendrës dhe jugut.
Në zona të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe dhe breshër.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, më e ndjeshme në bregdet dhe në terrenet malore veriore.
Temperaturat minimale dhe maksimale Shtypnews.al
Në bregdet: 9 / 19 °C
Në vendet e ulëta: 7 /19 °C
Në vendet malore: 1 / 14 °C
No comments:
Post a Comment