S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, April 27, 2019

Aty ku është Edi Rama ka Protesta/ Bllokohet rruga Elbasan-Tiranë, sot policia e armatosur dhunon…

Aty ku është Edi Rama ka Protesta/ Bllokohet rruga Elbasan-Tiranë, sot policia e armatosur dhunon…

Aty ku është Edi Rama ka protesta! Kjo u konfirmua edhe në Elbasan me bllokimin e rrugës në Bradashesh për ta ndaluar kryeministrin që të mos e ndotë ambientin e këtij qyteti as me propagandën e tij idiote, “Bashkia që duam”.
Por për dallim nga ndërhyrja e djeshme e policisë dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH, në Shkodër, sot Ish-Gjeneral Sandër Lleshaj mori masa për çdo të papritur, pasi opozita kishte paralajmëruar parandalimin e rrugëtimit të Edi Ramës drejtë Elbasanit.
Kështu, jashtë çdo norme të sigurisë, si asaj evropiane ashtu edhe serbo-maqedone, sot policia e Ish-Gjeneral Sandër Lleshajt doli të përballej me protestuesit, jo me gaz lotsjellës por me armë. Pse, ende nuk është sqaruar por qytetarët e Elbasanit janë dëshmitar kur policia shkon në shapka dhe kanatiere kur ka përplasje të armatosur ndër banda në qytetin më kriminal në Shqipëri, dhe sot për të larguar disa protestues që kanë bllokuar rrugën për të kaluar Edi Rama, armaotsen deri në dhëmbë.
Dhe jo vetëm kaq!    
Sapo kanë zbarkuar policët e armatosur kanë filluar tensionet dhe përplasjet me protestuesit duke harruar misionin e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Ndërkohë Ish-Gjeneral Sandër Lleshaj me politikën e tij të sigurisë thuajse ka ardh nga shërbimi në Kabul dhe jo Zyra e Kryeministrit.
Gjithsesi ky ashpërsim i sjelljes policore vërehet pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e bëri të qartë se nuk do të ketë zgjedhje më 30 Qershor. Mbetet për tu parë se sa energji ka Ish-Gjeneral Sandër Lleshaj me policinë e tij për të përcjell në çdo hap shefin e tij, Edi Rama meqë aty ku është ai ka dhe protesta, por dështimi tashmë real i zgjedhjeve të 30 Qershorit reflektohet më shumë se kurrë në dhunën policore.
Këtë e dëshmoi sot Drejtori i Përgjithshëm i i Rendit, Albert Dervishi, i cili doli personalisht dhe mori për të arrestuar Ish-Deputetin dhe profesorin e nderuar të këtij qyteti, Luçiano Boçin ndërkohë kriminelët nuk guxon ti shef as në sy edhe pse vazhdojnë ta terrorizojnë qytetin. Kjo është “Policia që Duan kriminelët”!

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...