SHQIPERIA IME
Një grup gazetarësh janë mbledhur sot në shenjë protestë para Prokurorisë së Përgjithshme, sikurse kishin paralajmëruar më herët.Shtypnews.al
Pas shtyrjes që iu bë gazetarit Renaldo Salianji nga truproja e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut, ndërsa po i drejtonte pyetjet, si dhe të disa rasteve të mëparshme kur gazetarët janë kërcënuar apo intimiduar ndërsa kryejnë detyrën, gazetarët kanë dalë në protestë, teksa kërkojnë që të mos dhunohen dhe preken.
“Kjo protestë është vetëm nga gazetarët e lirë, nuk kemi as lidhje partiake dhe asnjë qëllim për të sulmuar njerëz që janë të lidhur me politikën apo institucionet. Kërkojmë shkarkimin e truprojës së Prokurores, si dhe prej Arta Markut presim të kërkojë ndjesë për këtë akt. Kërkojmë të na lini të lirë për të kryer detyrën tonë! Lajmësi është i shenjtë”, është shprehur gazetarja Brikena Prifti, gjatë një prononcimi për mediat.
Shtypnews.alShtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
Shtypnews.al
kliko mbi linkun per videon live nga Zeri i Amerikes
No comments:
Post a Comment